Bota

VD-Tifozi i martuar flirton me një femër në stadium, pamjet transmetohen në TV

Anselme Santos u detyrua të jepte një reagim në hapësirën publike dhe u përpoq të dilte pafajësisht nga e gjithë kjo situatë.

f.t

VD-Tifozi i martuar flirton me një femër në stadium, pamjet

BREGU I FILDISHTË- Gjatë ndeshjes Senegal kundër Bregut të Fildishtë në Yamoussoukro, një burrë i quajtur Anselme Santos, u kap duke flirtuar me një zonjë të re në tribunë. Momenti u bë viral në rrjetet sociale dhe përfundoi duke i krijuar probleme burrit, pasi ai është i martuar dhe me fëmijë.

Në pamjet e kapura nga kamerat televizive, shihet se burri është mjaft këmbëngulës, ndërsa e reja në krah të tij dukej e zënë ngushtë nga ajo që po i ndodhte.

Pas fishkëllimës së fundit të lojës, Anselme Santos u detyrua të jepte një reagim në hapësirën publike dhe u përpoq të dilte pafajësisht nga e gjithë kjo situatë. Burri shfrytëzoi momentin dhe i ka kërkuar falje gruas dhe fëmijëve.

“I kërkova numrin e telefonit. Nuk ka asgjë të keqe të kërkosh numrin, apo jo? Unë nuk isha ngacmues. Ishim në stadium duke u argëtuar, nuk e ngacmova. Unë nuk shkoj në stadium për të dalë me femra, para kaq shumë kamerave. Pashë pamjet kur arrita në hotel. Të gjithë më telefononin dhe më thoshin se isha bërë virale në rrjetet sociale. Do të doja t’i kërkoja falje gruas sime, fëmijëve të mi, vajzës dhe familjes së saj! Thjesht po argëtoheshim në ndeshje, më vjen shumë keq”,- u përpoq të shpjegonte burri.

Incidenti ndodhi në gjatë lojës mes Senegalit dhe Bregut të Fildishtë, ndeshje e cila u vendos në penallti. Pas 120 minutash intensive, Bregu i Fildishtë mposhti 5-4 me penallti dhe siguroi një biletë për në çerekfinale, ku do të takohet me përfaqësuesen e Malit./ZËRI

Poll

MOS HUMB