
AUSTRALI- Një tjetër sulm me thikë ka ndodhur në Australi. Kësaj herë një burrë është qëlluar me thikë jashtë një kafeneje, në një qendër tregtare në Melburn, vetëm një javë pas masakrës në Westfield Bondi Junction në Sydney. Dëshmitarët u thanë gazetarëve se e panë burrin të rrëzohej nga shkallët në restorantit, ndërsa i dilte gjak nga stomaku. I plagosuri, ende i paidentifikuar është dërguar në spitalin Mbretëror të Melburnit në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme.
VIDEO NGA VENDI I NGJARJES:
Ndërsa agresori u ka shpëtuar kontrolleve të Policisë dhe aktualisht është ende në arrati. Por hetimet vijojnë ndërkohë që Policia vijon kërkimet për kapjen e autorit. Qendra tregtare nuk është në mbyllje dhe besohet se nuk ka ndonjë rrezik të madh për komunitetin. Pas incidentit ka vazhduar të funksionojë edhe kafeneja "Soul Kitchen"./ZËRI