Bota

Frikë nga policia, trafikantët hedhin emigrantët në det

Të mbijetuarit thanë gjatë natës se u kërcënuan me thika dhe madje edhe armë nga kontrabandistët.

f.t
Frikë nga policia, trafikantët hedhin emigrantët në det
pamje nga vendngjarja

SPANJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në brigjet e Spanjës, ku të paktën 4 emigrantë kanë humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake, skafistët që po i transportonin i hodhën emigrantët në mes të detit, pranë Kadizit.

Mediat e huaja shkruajnë se një motoskaf i shpejtë mbërriti pranë brigjeve spanjolle, dhe nga frika se mos pikasej nga policia, drejtuesi i tij i detyroi emigrantët, që të hidheshin në det. Dailymail ka siguruar pamjet drmatike kur kontrabandistët e njerëzve i shtyjnë emigrantët në det. Kjo rezultoi fatale për disa prej tyre që nuk mundën të dilnin në breg, teksa nacionaliteti i tyre ende nuk bëhet me dije.

"Ne pamë një varkë që mbërriti, por ata nuk po trafikonin drogë, por emigrantë. Papritur, disa prej tyre filluan të hidheshin nga varka. Madje ka imazhe që tregojnë se një nga trafikantët shihet duke i drejtuar armën një emigranti, sikur të thoshte "Ti kërce, ose unë të qëlloj”, tha dëshmitari okular Javier Gonzalez.

Varka mbante gjithsej 27 emigrantë, ku 23 prej tyre shpëtuan. Të mbijetuarit thanë gjatë natës se u kërcënuan me thika dhe madje edhe armë nga kontrabandistët.

Poll

MOS HUMB