
ITALI- Kur kanë kaluar 22 orë nga tragjedia që tronditi Italinë pasi një autobus ra nga mbikalimi dhe përfundoi në shinat e trenit, identifikimi i disa prej viktimave mbetet i vështirë. Shkak është bërë karbonizimi nga korenti. Në momentin që autobusi i mbushur plot me pasagjerë u rrëzua, ai ra në kontakt me telat elektrikë duke shpërthyer në flakë.
Mes viktimave deri më tani janë identifikuar 9 ukrainas, 4 rumunë, 3 gjermanë, një kroat, dy portugez, një afrikano-jugor dhe një italian (shoferi i autobusit).
Në autobusin e “vdekjes’ po ushëtonte dhe një çift kroat! Këta të fundit ishin nisur pë të festuar muajin e mjaltit në Venecia, por gjithçka u ndërpre në mes. Raportohet se bashkëshortja e tij, 20 vjeçe ishte në muajin e gjashtë të shtatzanisë.
20-vjeçarja ndërroi jetë në vend, ndërsa bashkëshorti është në kujdesin intesiv në gjendje të rëndë. Mes viktimave janë dhe dy fëmijë të mitur. Ndërkohë një 4-vjeçare ukrainase ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion për shkak të djegieve të marra./Zëri.ai