
MALI I ZI- Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Malin e Zi, ku një ish-polic ka vrarë me armë zjarri gruan, djalin e më pas veten. Në deklaratën e Policisë nuk jepen më shumë detaje pasi hetimet vijonë. Ndërkohë motivet e ngjarjes ende nuk dihen. Në banesë sipas Policisë, janë gjetur dy armë zjarri.
NJOFTIMI I POLICISË:
Hetimet në vend janë kryer nga prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë me pjesëmarrjen e ekspertëve balistikë dhe oficerëve të Departamentit të Sigurisë në Podgoricë. Sipas informacioneve të disponueshme, arma e cila është përdorur si mjeti i kryerjes së kësaj vepre ka qenë në posedim privat. Në vendngjarje janë gjetur edhe dy armë zjarri, për të cilat policia do të konstatojë nëse ato janë në posedim të ligjshëm./ZËRI