Bota

Trazirat në Seul/ Qytetarët dhe opozita në rrugë, kërkojnë dorëheqjen e presidentit Yoon

Mijëra njerëz po protestojnë në rrugët e Seulit qendror me destinacionin përfundimtar zyrën presidenciale në distriktin Yongsan.

k.m.
Trazirat në Seul/ Qytetarët dhe opozita në rrugë,
Foto ilustruese

SEUL- Fati i presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, i cili ka ngjallur trazira në vend pas përpjekjes për të vendosur ligjin ushtarak, mund të mbetet pezull për një kohë të gjatë. Mijëra njerëz po protestojnë në rrugët e Seulit qendror me destinacionin përfundimtar zyrën presidenciale në distriktin Yongsan. Ata kanë një kërkesë të vetme; të largojnë Yoon nga pushteti. Gjithashtu politikanët nga Partia Demokratike, pra opozita e vendit e cila u akuzua nga presidenti për mbështetjen e "forcave pro-koreane", po mbajnë një tubim jashtë Asamblesë Kombëtare.

Lideri i partisë Lee Yae Myung organizoi protestën pas ngjarjeve të mbrëmshme.

Pse largimi i presidentit mund të vonohet

Dy të tretat e Asamblesë Kombëtare prej 300 anëtarësh do të duhet të votojnë në favor të mocionit të shkarkimit, ndërsa 6 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese prej 9 anëtarësh do të duhet të votojnë pro mocionit.

"Problemi tani është se ka vende vakante në Gjykatën Kushtetuese. Ata nuk kanë mjaft gjyqtarë për të gjykuar çështjen. Pra, çështja shkon në një lloj zone gri ose në pritje ligjore. Nuk e di se si do ta zgjidhin këtë,"- thotë Daniel Pinkston, një pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Nëse mocioni i shkarkimit është i suksesshëm, Koreja e Jugut do të duhet të zhvillojë zgjedhje të reja presidenciale brenda 60 ditëve. 

Çfarë po mendonte presidenti kur shpalli gjendjen ushtarake?

Edhe pse askush nuk mund ta dijë se çfarë kishte në mendje, ka disa të dhëna në fjalimin e Yoon. Ai ishte i frustruar me parlamentin e kontrolluar nga opozita. Në fjalimin e tij të martën mbrëma, ai e quajti kuvendin "një përbindësh që po shkatërron sistemin liberal demokratik". Referenca ndaj një kërcënimi nga Koreja e Veriut dhe "forcat anti-shtetërore" sugjeron se ai gjithashtu shpresonte të merrte mbështetje nga konservatorët e krahut të djathtë në Korenë e Jugut që i etiketojnë politikanët liberalë "komunistë".

Deklarata e tij ishte një kujtesë rrëqethëse e një periudhe që shumë në Korenë e Jugut janë përpjekur ta harrojnë. Në TV, drejtuesit e lajmeve dridheshin. Në vitin 1980, kur aktivistët pro-demokracisë, shumë prej tyre studentë, dolën në rrugët e qytetit të Gunaju për të protestuar kundër ligjit ushtarak, ushtria u përgjigj me dhunë dhe rreth 200 njerëz u vranë. Në ato vite Koreja e Jugut ishte e mbushur me dyshime dhe aktivistët antiqeveritar quheshin spiunë komunistë, të cilët arrestoheshin ose vriteshin.

Si e anuloi Yoon projektin dy-vjeçar?

“Ai ishte një president shumë pro-perëndimor, pro-amerikan, pro-biznes, pro-Trump dhe gjithçka që ai u përpoq të bënte tani do të ketë shumë pak ndikim,”- thotë analisti Michael Clarke për Skynews. Ai beson se nuk ka gjasa që SHBA, e konsideruar si një nga aleatët më të fortë dhe më të mëdhenj të Koresë së Jugut, tani t'i frikësohet një presidenti që do të zëvendësojë Yoon.

Rruga e tij është e trazuar

Kjo nuk është hera e parë që presidenti i Koresë së Jugut shkakton stuhi reagimesh. Në fund të vitit 2022, ai u kritikua për reagimin e qeverisë së tij ndaj përplasjes së tmerrshme të turmës së Halloween që vrau 159 të rinj në Seul. Më pas, pati thirrje që gruaja e tij të hetohej pasi ajo u kap duke pranuar një çantë "Dior" si dhuratë - një skandal që i përmendet edhe sot. Në prill të këtij viti, partia e tij u mposht në zgjedhjet parlamentare. Vetëm këtë javë ai është përfshirë në një betejë politike me ligjvënësit e opozitës për buxhetin e vendit.

Por edhe përpara se t'u thoshte koreano-jugorëve se po ua pezullonte të drejtat, vlerësimi i tij në publik ishte nën 20%./ZËRI

Poll

MOS HUMB