Bota

Faqet më të shikuara në Wikipedia për vitin 2024

ChatGPT, i cili ishte më i kërkuari për vitin e shkuar, kësaj here doli në vendin e 12-të.

k.m.
Faqet më të shikuara në Wikipedia për vitin 2024
Wikipedia

SHBA- Zgjedhjet në SHBA dhe protagonistët e tyre, vëllezërit Menendez dhe liga indiane e kriketit janë më të kërkuarat në Wikipedia për vitin 2024. Sipas fondacionit jofitimprurës Wikimedia që drejton enciklopedinë e hapur në internet, faqja kishte më shumë se 76 miliardë shikime në mbarë botën që nga 22 nëntori.

Lista e vdekjeve për vitin 2024 ishte faqja më e vizituar, duke mbledhur mbi 44 milionë shikime. Njerëzit kërkuan gjithashtu për figura politike amerikane, të famshëm si Taylor Swift dhe filma të njohur amerikanë, por edhe ngjarjet sportive apo dhe zgjedhjet presidenciale në Amerikë. ChatGPT, i cili ishte më i kërkuari për vitin e shkuar, kësaj here doli në vendin e 12-të.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA ishin kërkimet e dyta dhe të treta në listë me afërsisht 29 dhe 28 milionë shikime. Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump doli në vendin e pestë – edhe pse ai është në listë pothuajse çdo vit që nga viti 2015. Zëvendëspresidenti i sapozgjedhur Jay Dee Vance doli në vendin e shtatë dhe iniciativa e politikave "Projekti 2025" zuri vendin e nëntë me afro 20 milionë shikime. Aleati i ngushtë i Trump , Elon Musk, Presidenti Joe Biden dhe Robert F. Kennedy Jr., i zgjedhuri i Trump për sekretarin e shëndetësisë, "kapën" gjithashtu top 25.

Vëmendje të madhe morën edhe Lyle dhe Eric Menendez, të cilët u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e prindërve të tyre në 1989 dhe tani po përballen me një gjyq të ri që mund t'u japë lirinë. Lexuesit e ëikipedia-s në Indi vazhdojnë të kenë një ndikim të fortë në listë këtë vit, me kërkime rreth temave politike, sportive dhe kulturore.

Lojërat Olimpike Verore 2024, kampionati europian i futbollit dhe Cristiano Ronaldo gjithashtu u renditën në 25 më të mirët.

Këtu është lista e plotë sipas shikimeve të faqeve:

Vdekje në 2024, 44,440,344 shikime
Kamala Harris, 28,960,278
Zgjedhjet Presidenciale të SHBA 2024, 27,910,346
Lyle dhe Eric Menendez, 26,126,811
Donald Trump, 25,293,855
Premier League indiane (liga e kriketit), 24,560,689
Jay D. Vance, 23,303,160
"Deadpool & ëolverine", 22,362,102
Projekti 2025, 19.741.623
Zgjedhjet e Përgjithshme të Indisë 2024, 18,149,666
Taylor Swift, 17,089,827
ChatGPT, 16,595,350
Zgjedhjet Presidenciale të SHBA 2020, 16,351,730
Lojërat Olimpike Verore 2024, 16,061,381
UEFA Euro 2024, 15,680,913
Shtetet e Bashkuara, 15,657,243
Elon Musk, 15,535,053
"Kalki 2898 pas Krishtit", 14.588.383
Joe Biden, 14,536,522
Cristiano Ronaldo, 13,698,372
Griselda Blanco, 13,491,792
Sean Combs, 13,112,437
"Dune: Pjesa e Dytë", 12,788,834
Robert F. Kennedy Jr., 12,375,410
Liam Payne, 12,087,141

Po ju kë kërkuat këtë vit?/ZËRI

Poll

MOS HUMB