Bota

Tre të arrestuar në Hong Kong, pasi kthyen shpinën gjatë himnit kombëtar të Kinës

Qeveria vendore e ndaloi këtë praktikë në vitin 2020 pas protestave masive pro-demokracisë në qytet.

E.K
Tre të arrestuar në Hong Kong, pasi kthyen shpinën gjatë
Foto ilustruese

Tre persona u arrestuan pasi kthyen shpinën dhe qëndruan ulur kur u luajt himni kombëtar i Kinës përpara ndeshjes kualifikuese të Hong Kongut në Kupën e Botës kundër Iranit. Tifozët e futbollit në Hong Kong kanë bojkotuar më parë himnin kombëtar kinez si shenjë pakënaqësie politike. Qeveria vendore e ndaloi këtë praktikë në vitin 2020 pas protestave masive pro-demokracisë në qytet.

Dy burra dhe një grua u arrestuan të enjten pasi "i kthyen shpinën fushës dhe nuk qëndruan për himnin kombëtar", sipas policisë. Tre të arrestuarit ishin 18 dhe 31 vjeç. Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me tre vjet burg dhe një gjobë prej 50,000 dollarë HK (rreth 6,000 euro)./ZËRI

Poll

MOS HUMB