Bota

Tre të vdekur dhe shtatë të plagosur në një sulm ukrainas pranë një rezervuari nafte në Luhansk

Zyrtarët thanë se katër nga të plagosurit ishin në gjendje të rëndë.

E.K
Tre të vdekur dhe shtatë të plagosur në një sulm
Pamje nga shpërthimi

Një bombardim nga forcat ukrainase vonë këtë mbrëmje vrau tre persona, plagosi shtatë të tjerë dhe shkaktoi një zjarr të madh në një rezervuar nafte në provincën ukrainase të Luhansk, të kontrolluar nga Rusia, raportuan agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar zyrtarë lokalë nga Moska. Zyrtarët thanë se katër nga të plagosurit ishin në gjendje të rëndë.

“Armiku hapi zjarr në qytetin paqësor të Rovensky”, shkroi në Telegram guvernatori rajonal i emëruar nga Moska, Leonid Pashnik.

“Për shkak të granatimeve, rezervuari i naftës u përfshi nga flakët dhe shtëpitë aty pranë u dëmtuan”, shtoi ai.

Ky ishte sulmi i dytë i tillë në tre ditë. Të mërkurën, një sulm në një rezervuar nafte në qendrën rajonale të Luhansk plagosi pesë persona. Pasechnik theksoi se të paktën një nga të vdekurit ishte një punëtor i rezervuarit të naftës në qytet, që ndodhet rreth 60 kilometra në jug të qytetit të Luhansk.

Shërbimet e urgjencës po përpiqen të mbajnë zjarrin larg banesave të afërta në qytet. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga zyrtarët ukrainas. Blogerët ukrainas dhe kanalet Telegram postuan foto të sulmit ukrainas, me pamje që tregojnë një zjarr të madh./ZËRI

Poll

MOS HUMB