Bota

Tronditëse në Serbi/ Ish-kampioni i NBA-së sulmohet me gërshërë

Fillimisht ish-kampioni i NBA-së (kampionati amerikan i basketballit) është sulmuar verbalisht nga burri, i cili e ka kërcënuar atë dhe familjen e tij.

k.m.
Tronditëse në Serbi/ Ish-kampioni i NBA-së sulmohet me
Nemanja Bjelica

SERBI- Basketbollisti serb Nemanja Bjelica është sulmuar me gërshërë nga një burrë brenda një qendre tregtare në Beograd. Sipas raportimeve të mediave në Serbi, sulmuesi është një ish-futbollist i Yllit të Kuq. Fillimisht ish-kampioni i NBA-së (kampionati amerikan i basketballit) është sulmuar verbalisht nga burri, i cili e ka kërcënuar atë dhe familjen e tij.

Por siç edhe duket në pamje, Belica qëndroi i ftohtë në tavolinën ku ishte ulur, më pas, 35-vjeçari iu drejtua një lokali, ndërsa sulmuesi e ndiqete nga pas me gërshërë. U desh ndërhyrja e Policisë, e cila arrestoi burrin, i cili u zbulua se ishte gjithashtu ish-futbollist i Yllit të Kuq.

VIDEO NGA MOMENTI: 

Arsyet që e kanë çuar drejt plagosjes mbeten të panjohura. Mund të jetë fakti që Bjelica kishte nënshkruar kontratë me Yllin e Kuq, por pak javë më vonë të dyja palët e ndërprenë bashkëpunimin./ZËRI

Poll

MOS HUMB