Bota

Trump i jep një mundësi të dytë "Tik Tok": Ka 90 ditë kohë...

Ai po konsideron zgjatjen me 90 ditë deri në mbylljen e tij përfundimtare.

Zeri
Trump i jep një mundësi të dytë "Tik Tok": Ka 90
Donald Trump

SHBA- Donald Trump ka thënë se ai me shume mundesi do t'i japë aplikacionit kinez TikTok një mundesi të dytë. Presidenti i ardhshëm tha të shtunën, në një intervistë me NBC News, se ai po konsideronte zgjatjen me 90 ditë deri në mbylljen e tij përfundimtare.

 “Unë mendoj se ky do të ishte, sigurisht, një opsion që ne e shikojmë. Zgjatja prej 90 ditësh është diçka që me shumë mundësi do të bëhet, sepse është e përshtatshme. Duhet ta shikojmë me kujdes. Është një situatë shumë e madhe”, tha Trump në intervistën telefonike.

“Nëse vendos ta bëj këtë, ndoshta do ta shpall të hënën,” tha ai.

Sipas ligjit të SHBA-së, presidenti mund të japë një zgjatje nëse i vërteton Kongresit se ka një rrugë për një "përparim të rëndësishëm" drejt ekzekutimit të tij dhe se ka një marrëveshje ligjore për ta bërë këtë. Por asnjë marrëveshje ligjore detyruese nuk është bërë publike.

Pasi gjykata supreme amerikane mbështeti ligjin për ndalimin e aplikacionit, CEO i TikTok, Shou Chew, i cili është planifikuar të marrë pjesë në inaugurimin e Trump të hënën, postoi një video duke lavdëruar mbështetjen e Trump.

Poll

MOS HUMB