Bota

Trump nxjerr “të palarat” e Kamala Harris: Krijoi lidhje me një burrë 30 vite më të madh në këmbim të profesionit

Në periudhën 1994-1995, Kamala Harris kishte një lidhje me një burrë shumë më të madh se ajo. Avokatja e parë me ngjyrë e San Franciskos kishte lidhje me politikanin Willie Brown (90 sot), i cili është rreth 30 vjet më i madh se ajo.

I.F
Trump nxjerr “të palarat” e Kamala Harris: Krijoi lidhje me
Donald Trump dhe Kamala Harris

UASHINGTON- Dy javë më parë, Donald Trump parashikoi se Joe Biden do të tërhiqej nga fushata zgjedhore dhe filloi të “sulmonte” zëvendëspresidenten amerikane. 

"Ajo është e keqe, e mjerueshme, ajo është pashpresë", tha ish-presidenti i SHBA dhe kandidati republikan për president pas një raundi golfi në Florida. Stafi i Trump, megjithatë, tashmë ka nisur një fushatë të kundër Harris, shkruan Neë York Times.

Ata kanë vetëm një qëllim: dobësimin e besueshmërisë së të zgjedhurve të Bidenit. Trump madje ka thënë në të kaluarën se dikush mund të kuptonte nga e qeshura e saj, se Kamala ishte "e çmendur". Miliarderi amerikan tashmë po mbledh materiale për një fushatë kundër kundërshtares së tij politike. Informacionet që Trump ka mbledhur tashmë kanë të bëjnë me zhvillimin e saj profesional si dhe jetën private, komenton Bild.

Në periudhën 1994-1995, Kamala Harris kishte një lidhje me një burrë shumë më të madh se ajo. Avokatja e parë me ngjyrë e San Franciskos kishte lidhje me politikanin Willie Brown (90 sot), i cili është rreth 30 vjet më i madh se ajo.

Trump nxjerr “të palarat” e Kamala Harris: Krijoi lidhje me
Willie Brown dhe Kamala Harris në 1994

Kamala Harris dhe Willie Brown u takuan pasi ai ishte divorcuar, megjithatë kundërshtarët e Harris përhapën thashethemet se Broën promovoi karrierën e saj në këmbim të lidhjes së tyre. Kjo do të mbështesë gjithashtu kampin Trump për të dëmtuar imazhin e Kamala, komenton New York Times.

Ndërkohë, Brown kohët e fundit kishte marrë një qëndrim duke argumentuar se Joe Biden duhet të jepte menjëherë dorëheqjen dhe t'i jepte vendin Kamala Harris. Brown kishte thënë se një veprim i tillë do të pastronte trazirat në të cilat ka rënë Partia Demokratike.

Ish-presidenti republikan i SHBA-së e ka quajtur Kamalën të paaftë në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së në fillim të korrikut.

"Ajo tashmë ka performuar dobët në procesin e nominimit nga Demokratët, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk është një politikane shumë e talentuar! Mjafton të pyesni mentorin e saj, të madhin Willie Brown nga San Francisko", shkroi me ironi në Truth Social miliarderi amerikan, Donald Trump.

Stafi i Trump pritet gjithashtu të pretendojë se Harris merrte pjesë në festat seksuale të organizuara nga reperi 54-vjeçar Diddy (emri i vërtetë Sean Combs).

Muzikanti tashmë akuzohet për abuzim dhe trafikim njerëzor dhe është akuzuar për përdhunim. Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur ai dhunon ish-të dashurën. Megjithatë, askush nuk ka asnjë provë që Kamala Harris e njeh reperin amerikan.

Trump nxjerr “të palarat” e Kamala Harris: Krijoi lidhje me
Diddy

Kamala nuk duket të jetë e shqetësuar për gjërat e “pista” për të cilat Trump do ta akuzojë atë. Për 10 vitet e fundit ajo ka shijuar jetën bashkëshortore me bashkëmoshatarin e saj, Douglas Emhoff.

Emhoff, 59 vjeç, është një avokat i shquar dhe lojtar golfi. Përveç kësaj, ai është bashkëshorti i parë hebre i një zëvendëspresidente dhe ndoshta i presidentes së vendit në historinë amerikane. Harris dhe Emhoff u martuan më 22 gusht 2014 në një ceremoni të vogël në një gjykatë në Santa Barbara, Kaliforni. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB