Bota

Trump 'rindez betejën' me Papën: Po rrezikon shumë katolikë në botë

Trump e nisi përplasjen e tij me Papa Leon XIV vetëm disa ditë para një takimi midis Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe udhëheqësit katolik të lindur në SHBA.

zh.ll
Trump 'rindez betejën' me Papën: Po rrezikon shumë
trump-papa

SHBA- Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish publikisht Papa Leone XIV duke thënë se ai po rrezikon shumë besimtarë katolikë në botë.

Trump e nisi përplasjen e tij me Papa Leon XIV vetëm disa ditë para një takimi midis Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe udhëheqësit katolik të lindur në SHBA.

Lideri i Shtëpisë së Bardhë e ka sulmuar vazhdimisht 70-vjeçarin që nga nisja e sulmeve kundër Iranit më 28 shkurt, i tërbuar nga thirrjet e Leos për paqe dhe përfundimin e konfliktit.

Papa Leo nuk është ngurruar të kundërpërgjigjet në mënyrën e tij, duke u ankuar për faktin se bota po “shkatërrohet nga një grusht tiranësh” pa përmendur ndonjë figurë të veçantë.

I indinjuar nga thirrjet e përsëritura të udhëheqësit katolik për paqe, Trump u ashpërsua gjatë një interviste të hënën me Hugh Hewitt në Salem News Channel.

Trump tha se Ati i Shenjtë preferon që të flasë se mund të jetë e pranueshme që Irani të ketë armë bërthamore, gjë që sipas tij, kjo nuk është një gjë e mirë.

“Papa po rrezikon shumë katolikë dhe shumë njerëz”, tha Trump, ndërsa shtoi:

“Ai (Ati i Shenjtë) preferon të flasë për mënyrën se si është e pranueshme që Irani të ketë një armë bërthamore. Nuk mendoj se kjo është një gjë e mirë.”/ZËRI

Poll

MOS HUMB