Bota

Trump vendos ish-kopshtarin 22-vjeç shef të Zyrës për Parandalimin e Terrorizmit

Fugate ka punuar si kopshtar, ndihmës në market dhe pjesëtar në disa organizata konservatore, përfshirë Heritage Foundation, si dhe në fushatat politike të Trump.

F.I
Trump vendos ish-kopshtarin 22-vjeç shef të Zyrës për
Donald Trump dhe Thomas Fugate

SHBA-Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkaktuar reagime të ashpra në qarqet e sigurisë kombëtare, pas emërimit të një 22-vjeçari pa përvojë në krye të njërit prej programeve më të ndjeshme të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) – Qendra për Parandalimin e Dhunës së Targetuar dhe Terrorizmit (CP3).

I diplomuar vetëm një vit më parë në Universitetin e Texasit në San Antonio, Thomas Fugate është vendosur në krye të një programi me buxhet prej mbi 18 milionë dollarësh, që ka për detyrë identifikimin dhe parandalimin e radikalizimit dhe sulmeve të brendshme terroriste në Shtetet e Bashkuara, shkruan The Independent.

Por përpara këtij posti, Fugate ka punuar si kopshtar, ndihmës në market dhe pjesëtar në disa organizata konservatore, përfshirë Heritage Foundation, si dhe në fushatat politike të Trump. Ai nuk ka përvojë të mëparshme në sigurinë kombëtare apo çështjet e zbatimit të ligjit. Ekspertët e sigurisë kanë shprehur shqetësim të madh për këtë vendim.

“Është absurde që një individ me kaq pak përvojë të vihet në krye të një programi që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e qytetarëve amerikanë,” tha për ProPublica një ish-zyrtar i lartë i DHS.

Nga zyrtarët e afërt me administratën Trump, Fugate është përshkruar si një “zë i ri konservator me potencial të madh,” por kritikët e shohin vendimin si një hap të rrezikshëm që minon besimin në institucionet e sigurisë dhe profesionalizmin e strukturave federale./ZËRI

Poll

MOS HUMB