
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump lajmëroi se do të vendosë një tarifë shtesë prej 84% në të gjitha importet kineze të mërkurën. Lajmin e bëri të ditur sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt. Pra, me vendimin e fundit të administratës së Trump, mallrat nga Kina do t’i nënshtrohen një tarife prej të paktën 104%.
CNN raporton se Kina e priste të shihte një tjetër rritje të tarifave, si pjesë e paketës tarifore “reciproke” të Trump. Por presidenti vendosi që t’i rrisë ato sërish me 50%, pasi Pekini nuk hoqi dorë nga premtimi për të vendosur tarifa hakmarrëse prej 34% për mallrat amerikane deri mesditë e së martës.
“Vendet si Kina, të cilat kanë zgjedhur të hakmerren dhe të përpiqen të dyfishojnë keqtrajtimin e tyre ndaj punëtorëve amerikanë, po bëjnë një gabim. Presidenti Trump është i vendosur”, tha Leavitt.
“Nëse Kina dëshiron të arrijë një marrëveshje, po dështojnë, pasi nuk dinë si”.
Ajo nuk dha informacione se cilat kushte, nëse ka, do të konsideronte Trump për të ulur tarifat ndaj Kinës. Kina ishte burimi i dytë më i madh i importeve të Amerikës vitin e kaluar, duke dërguar një total prej 439 miliardë dollarësh mallra në SHBA, ndërsa SHBA eksportoi mallra me vlerë 144 miliardë dollarë në Kinë. Tarifat e ndërsjella kërcënojnë të dëmtojnë industritë vendase dhe janë gati të rezultojnë në pushime nga puna./ZËRI