Bota

U vra apo vrau veten? Ish-kreu i rajonit Kherson u gjet i pajetë në Kiev

Në tetor 2021, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy e emëroi Lahutan, asokohe ish-nënkryetar të bashkisë së qytetit Kherson, për të mbikëqyrur rajonin.

k.m.
U vra apo vrau veten? Ish-kreu i rajonit Kherson u gjet i pajetë në
Foto ilustruese

UKRAINË- Genadi Lahuta, ish-kreu i rajonit Kherson, u gjet i vdekur në Kiev. Ai ishte 49 vjeç. Policia dyshon për vrasje ose vetëvrasje.

Në tetor 2021, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy e emëroi Lahutan, asokohe ish-nënkryetar të bashkisë së qytetit Kherson, për të mbikëqyrur rajonin. Sipas, Radio Evropa e Lirë, 4 muaj më vonë, në shkurt 2022, Lahuta iku në Kiev pasi trupat ruse pushtuan pjesën më të madhe të rajonit.

Derisa Zelenskyy e shkarkoi atë në korrik të atij viti. Trupi i Lahutës u gjet më 17 shtator pranë një garazhi në lagjen e Kievit, 3 ditë pasi gruaja e tij e raportoi të zhdukur./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB