Bota

U vra nga policia serbe, bashkëshortja e Faton Hajrizit: Besoj se është gjallë, nuk bindem po nuk i pashë trupin

Liridona Shala thotë se ajo dhe familja kërkojnë që të shohin me çdo kusht trupin e Fatonit, në mënyrë që të binden për vdekjen e tij

E.K
U vra nga policia serbe, bashkëshortja e Faton Hajrizit: Besoj se
Faton Hajrizi dhe Liridona Shala

KOSOVË- Liridona Shala, bashkëshortja e Faton Hajrizit i cili u vra nga policia serbe, pas dyshimeve për vrasjen e një efektivi në Serbi, është shprehur se beson se ai është gjallë. Në një intervistë për emisionin “Revieë”, ajo thotë se do të bindet që ai nuk jeton më, vetëm kur të shohë trupin e tij.

Shala shtoi se bashkë me familjen e Fatonit kanë kërkuar të shohin trupin e të ndjerit. Ajo shtoi se me Fatonin kishte bërë plane për të ardhmen.

“Ditëlindjen e fundit Fatoni ka qenë me mua, pastaj është dorëzuar. Edhe kur ka qenë në arrati kemi folur. Plani jonë ka qenë që unë të mbetesha shtatzënë dhe me iu kthyer jetës. Nuk e di kush ia mbushi mendjen, që ndodhi kjo që ndodhi dhe sot ai nuk është.

Prindërit e tij kanë kërkuar të shohin trupin. Duam të shohim trupin. Nga informacionet që kemi marrë, duhet 2 javë me pru trupin. Edhe ne atë jemi duke kërkuar. Përderisa kemi marrë vesh për vdekjen e tij, akoma nuk jemi duke besuar.

Unë mendoj që Fatoni është gjallë. Pa e parë trupin e tij nuk e besoj që ka vdekur. Mediat zakonisht janë duke postuar shumë foto. Besoj që edhe Fatoni gjatë rrugës, gjatë lodhjes, normale që fytyra i është lodhur. Si e kam parë trupin e tij, duket që ai është, por ndonjëherë mediat të bëjnë të dyshosh”, tha Shala.

Shqiptari Faton Hajrizi, autori i dyshuar i vrasjes së policit në Serbi, u ekzekutua nga forcat e Policisë serbe të premten e kaluar (19 Korrik). Ekzekutimi ndodhi në rrethinën e Lozicës në afërsi të kufirit me Bosnje e Hercegovinën. Hajrizi ndodhej në arrati në Serbi për shkak të dyshimeve se kishte vrarë dhe plagosur një polic. Sipas zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, Hajrizi nuk i ishte dorëzuar autoriteteve serbe dhe po ashtu kishte qëlluar në drejtim të policisë, këta të fundit kanë reaguar duke e qëlluar Hajrizin për vdekje.

Jeta në burg e Faton Hajrizit dhe 9 arratisjet

Faton Hajrizi në 6 korrik 2024 kreu arratisjen e radhës. Hajrizi ishte i dënuar me 27 vjet burg për vrasjen e një ushtari rus dhe kishte hyrë në burg në moshën 15-vjeçare. Kjo është hera e nëntë që ai ikën nga burgu. Në vitin 2000, Faton Hajrizi teksa po shkonte në shkollë pa disa ushtarë, për të cilët mendonte se ishin amerikan ai i’u afrua njërit nga ta për ta falenderuar, për ndihmën që i kishin dhënë Kosovës. Por, në fakt ushtari të cilit i’u afrua Hajrizi ishte një rus. Me të ai nisi një debat derisa në mes të Skenderajt, Faton Hajrizi, ia kishte marr armën ushtarit rus dhe e kishte vrarë. Ai në vitin 2022 ka rrëfyer se ka ikur tetë herë nga burgu e gjitha kjo sipas tij filloj sepse sa ishte i mitur në burg u mbajt i lidhur për krevati duke u keqtrajtuar. Hajrizi kishte treguar se kur kishte kryer vrasjen ishte dorëzuar vetë duke menduar se do ta dërgonin në një burg për të mitur. Kështu vetëm tre ditë pas arrestimit ai ja ka dalur që të ik nga burgu edhe pse me duar në pranga. Ai u dënua edhe për një grabitje të armatosur në Gllogovc, gjatë së cilës plagosi dy policë dhe pronarin e një argjendarie. /ZËRI

Poll

MOS HUMB