
BEOGRAD- Mediat serbe raportojnë se është ekzekutuar shqiptari, i cili dyshohet se vrau një polic serb. Zëvëndëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm, Ivica Daçic, në një deklaratë tha se u ekzekutua Faton Hajrizi, i dyshuari kryesor për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri.
Sipas autoriteteve serbe, sulmi ka ndodhur në orët e para të së enjtes kur policia e ka ndalur automjetin në të cilën ka qenë i dyshuari, për një kontroll rutinor.


Sipas fotove të publikuara nga mediat serbe, Faton Hajrizi ndodhej në një makinë të kuqe, e cila është rrethuar nga forca të shumta policie, ku dhe është qëlluar për vdekje.

Hajrizi është raportuar të ketë sulmuar me armë zjarri zyrtarët policorë, dhe më pas ka ikur. Autoritetet serbe e kanë konsideruar sulmin si terrorist. /ZËRI