
SHBA- Shteti i Floridës është goditur nga një stuhi tropikale, e cila ka shkaktuar deri tani vdekjen e 45 personave, ndërsa 1 milion banesa kanë mbetur në errësirë, si pasojë e defekteve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Uragani Helene, i cili tashmë ka rënë në fuqi, po shtyn në brendësi të Xhorxhias. Shërbimi i monitorimit paralajmëron erëra të forta, me efekte katastrofike, të cilat mund të kalojnë shpejtësinë e 100 kilometrave në orë. Deri më tani, të paktën 45 njerëz raportohet se kanë humbur jetën.
Për shkak të mbërritjes së uraganit, autoritetet e Floridës kishin bërë një thirrje rrëqethëse për banorët e shtetit: “Kushdo që vendos të mos evakuohet, të shkruajë emrin e tij në këmbë ose në krahë për identifikim”, paralajmëroi policia, duke saktësuar se. Kjo masë do të ndihmojë autoritetet për të “lehtësuar identifikimin e kufomave”.
Për shkak të rënies së pemëve, autoritetet presin ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike: Që nga mbrëmja e së enjtes, rreth një milion shtëpi ishin pa energji elektrike në Florida, sipas uebsajtit poëeroutage.us. Presidenti i SHBA Joe Biden "i bëri thirrje" banorëve t'i kushtojnë vëmendje "thirrjeve për evakuim" të lëshuara nga autoritetet: "Merreni këtë seriozisht dhe jini të kujdesshëm," tha ai.
Guvernatori i Xhorxhias, Brian Kemp tha për mediat amerikane se të paktën 11 persona në shtetin e tij ishin vrarë dhe dhjetëra të tjerë ishin ende të bllokuar në shtëpitë e dëmtuara nga uragani Helene. Guvernatorët e Florida, Xhorxhia, Alabama, Karolina e Jugut dhe e Veriut dhe Virxhinia kanë shpallur të gjithë gjendje të jashtëzakonshme.