Bota

Ushtria serbe afër kufirit me Kosovën, kërkohet reagim nga NATO

Maqedonci thekson se në takim e ka njoftuar Viehen, lidhur me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

f.t
Ushtria serbe afër kufirit me Kosovën, kërkohet reagim nga NATO
Ariella Viehe dhe Ejup Maqedonci

KOSOVË- Lëvizja e trupave ushtarakë serb afër Kosovës vijon të mbetet një shqetësim për vendin. Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka pritur në takim shefen e operacioneve aktuale, Divizioni per Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe ku ka diskutuar për sigurinë e rajonit.

Maqedonci thekson se në takim e ka njoftuar Viehen, lidhur me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

“Gjatë takimit gjithashtu biseduam për gjendjen e sigurisë në Kosovë, dhe theksova faktin që vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënimin të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, e që duhet trajtuar me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s”, shkruan Maqedonci.

Postimi i plotë

Ishte kënaqësi dhe nder i veçantë të pres në takim Shefen e operacioneve aktuale, Divizioni per Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, znj. Ariella Viehe. Me këtë rast, znj. Viehe e njoftova me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

Gjatë takimit gjithashtu biseduam për gjendjen e sigurisë në Kosovë, dhe theksova faktin që vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënimin të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, e që duhet trajtuar me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s.

Nënvizova që vazhdojmë me përkushtim të koordinohemi e të bashkëpunojmë gushtë si ministri me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ndëërsa ritheksova se objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që FSK të ofroj kontribut aktiv në misionet për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë.

Poll

MOS HUMB