Bota

Ushtria serbe afër kufirit të Kosovës, ish-ministri Roth: Ku dreqin është BE?

Të shtunën, në Veri të Kosovës janë pikasur autokolone ushtarake që po grumbulloheshin në Nish të Serbisë.

k.m.
Ushtria serbe afër kufirit të Kosovës, ish-ministri Roth: Ku
Michael Roth

GJERMANI- Ish-ministri gjerman për Evropën dhe deputeti i Bundestagut, Michael Roth ka komentuar shtimin e forcave serbe në Veri të Kosovës. Të shtunën, në Veri të Kosovës janë pikasur autokolone ushtarake që po largoheshin nga Vranja, për në Nish të Serbisë. Lajmi ka sjellë edhe reagimin e Roth, i cili ka ironizuar presidentin Vuçiç, të cilit gjithashtu i ka bërë "tag" për t'i marrë një koment. 

"I dashur zoti president. Vras mendjen nëse është kjo mënyra juaj për 'zbutjen' e situatës për të sjellë paqe dhe pajtim? Ku, dreqin, është Bashkimi Europian?,"-shkruhet në postimine që ka bërë ministri Roth. 

Ushtria serbe afër kufirit të Kosovës, ish-ministri Roth: Ku

Kolona me automjete të ushtrisë serbe, rreth mesditës po lëvizte nga jugu në veri të vendit. Zhvendosja trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën vjen rreth një javë pas sulmit të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një oficer policie, ndërsa pala serbe ka mohuar se ka pasur dijeni apo lidhje me përplasjen e armatosur. Aktualisht, Milan Radoiçiç. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropiankanë shprehur shqetësimin e tyre për vendosjen e trupave serbe pranë kufirit me Kosovën, por ende nuk ka marrë asnjë masë ndëshkimore ndaj Serbisë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB