Bota

Vance mban fjalimin e parë si zv.president: Pamë rikthimin më të madh politik në historinë e SHBA

Trump i kërkoi Vance të thoshte disa fjalë.

k.m.
Vance mban fjalimin e parë si zv.president: Pamë rikthimin më
JD Vance

SHBA- Ende pa dalë mirë rezultati i zgjedhjeve, republikani Donald Trump shpalli fitoren. Në fjalimin që mbajti para turmës së mbështetësve në Florida falenderoi edhe afirmoi edhe njëherë zëvendëspresidentin e ardhshëm të SHBA-ve, J.D. Vance. Trump i kërkoi Vance të thoshte disa fjalë.

“Unë mendoj se ne sapo pamë rikthimin më të madh politik në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,”- tha Vance, megjithëse disa shtete ende po numërojnë votat. Po ashtu, premtoi se ai dhe Trump tani do të “udhëheqin rikthimin më të madh ekonomik në historinë amerikane”.

Pasi mbaroi fjalimin e tij, Trumo tha se pavarësisht kritikave, tani është i bindur se Vance si zv.president ishte zgjedhja e duhur.

Amerika votoi! Tek Republikanët ka nisur festa. Deri tani Trump ka siguruar 266 prej 270 votave të nevojshme të Kolegjit Elektoral për t'u shpallur president. Kamala Harris ka marrë 219 vota elektorale. Pavarësisht se numërimi nuk ka përfunduar, Fox News ka projektuar se Trump fiton me 277 vota elektorale./ZËRI

Poll

MOS HUMB