
IZRAEL- Një skenë tronditëse është regjistruar në një qytet të Izraelit, gjatë konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, e cila tregon vrazhdësinë e luftës që po vazhdon për të dytën ditë radhazi. Në një video që është shpërndarë në rrjetet sociale, e cila është kapur nga një kamera sigurie, shihet një familje izraelite e cila arrin t'i shpëtojë organizatës të Hamasit.
❗️ An Israeli man helped his family escape from Hamas, unfortunately at the cost of his own life
— NEXTA (@nexta_tv) October 8, 2023
The head of the family was able to rescue his entire family through a window to the roof of the house, but was killed by Hamas terrorists. pic.twitter.com/uRSCMq2MVp
Kryefamiljafri ka arritur të gjejë një rrugë të sigurt për të dalë nga shtëpia për familjen e tij, e cila ka dhjetë anëtarë, mes tyre edhe fëmijë. E ndërsa fëmijët janë të parët që dalin nga shtëpia dhe ikin nga çatia, nga dritarja, të ndjekur nga të rriturit. Në fund të videos shihet se si ai arrin që të shpëtojë gjithë familjen e tij, por vetë ndërron jetë. Pasi humb jetën nga plumbat, ai bie nga dritarja.
Por familja e tij shpëton dhe largohen në kërkim të një strehe./Zëri.ai