
PAMJE NGA NGJARJA
TURQI-Dy turiste nga Koreja e Jugut janë arrestuar në Turqi pasi i vodhën një shqiptari një çantë të mbushur me dollarë. Ngjarja u regjistrua më 27 gusht në Cappadocia, një destinacion i njohur turistik. Shqiptari ishte ulur në kafene, por harroi aty çantën që kishte brenda 12.100 sterlina dhe 1500 dollarë australianë. Koreanet thanë se e morën çantën gabimisht pasi ishin të dehura.
Shqiptari ishte ulur në kafene, por harroi aty çantën, shkruajnë mediat turke. Ai u kthye në kafene pasi e kuptoi se kishte harruar çantën bashkë me pasaportat dhe dokumentet e identifikimit, por turistet që ishin ulur te tavolina, e kishin marrë dhe ishin larguar./ZËRI
Poll