Bota

VD- Trump rikthehet në vendin ku i bënë atentat...merr Musk me vete

Trump ndaloi për një moment heshtjeje për të nderuar Corey Comperatore, zjarrfikësin 50-vjeçar që u vra nga plumbat e vrasësit ndërsa përpiqej të mbronte gruan dhe vajzat e tij nga të shtënat.

k.m.
VD- Trump rikthehet në vendin ku i bënë atentat...merr Musk me
Elon Musk dhe Donald Trump

SHBA- Kandidati republikan për president, Donald Trump u kthye në "Butler Farm Show" në Pensilvani, atje ku 12 javë më parë u qëllua në vesh nga Thomas Crooks. Atentati ndaj Trump vrau një zjarrfikës dhe plagosi dy të tjerë.

“Sonte, kthehem te Butler pas tragjedisë dhe pikëllimit për të dhënë një mesazh të thjeshtë për popullin e Pensilvanisë dhe popullin e Amerikës. Lëvizja jonë për ta bërë Amerikën përsëri të madhërishme është më e fortë, më krenare, më e bashkuar, më e vendosur dhe më afër fitores se kurrë më parë,”- tha ai.

MOMENTI ME VIDEO:


Duke iu referuar atentatit të tij, Trump tha: Saktësisht 12 javë më parë ... pikërisht në këtë moment, një vrasës gjakftohtë synoi të më heshte përgjithmonë. Por me dorën hyjnore dhe hirit të Zotit, ai horr nuk ia doli në qëllimin e tij. Nuk e ndaloi lëvizjen tonë. Ai nuk arriti të na thyente shpirtin.

Trump ndaloi për një moment heshtjeje për të nderuar Corey Comperatore, zjarrfikësin 50-vjeçar që u vra nga plumbat e vrasësit ndërsa përpiqej të mbronte gruan dhe vajzat e tij nga të shtënat. Për nder të viktimave, këngëtari i operës Christopher Macchio, më pas performoi "Ave Maria".

Por Trump, nuk u rikthye vetëm! Në një moment, ish-presidenti 78-vjeçar mirëpriti në skenë pronarin e X, SpaceX dhe Tesla, Elon Musk , i cili dha mesazhin e tij për rreziqet e zgjedhjeve.

“Presidenti Trump duhet të fitojë për të ruajtur Kushtetutën. Ai duhet të fitojë për të ruajtur demokracinë në Amerikë,"- theksoi Musk. Edhe manjati, mbante veshur një kapele, mbi të cilën shkruhej "MAGA"./ZËRI

Poll

MOS HUMB