Bota

Vdes në spital 18-vjeçari, u dhunua brutalisht në Podujevë

I riu është operuar, por ka pasur shumë plagë dhe dëmtime në tru dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

F.m
Vdes në spital 18-vjeçari, u dhunua brutalisht në Podujevë
Spital

KOSOVË- Një 18-vjeçar nga Podujeva ka ndërruar jetë disa ditë pasi është dhunuar në mënyrë brutale nga disa persona. Ai ishte shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe pas gjashtë ditësh trajtimi mjekësor, nuk ia ka dalë dot mbanë.

Mjekja Agreta Gashi ka bërë me dije se i riu është operuar, por ka pasur shumë plagë dhe dëmtime në tru dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

“Ka ardhur para 6 ditësh dhe është operuar në emergjence, më pas është transferuar në mjekim intensiv qendror. Sot ka ndërruar jetë meqë s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Ka pasur lëndime të rënda të trurit,”- tha Gashi.

Dhunuesit nuk janë vënë ende në pranga.

Poll

MOS HUMB