Bota

Vdes studentja që u përplas nga treni në Prishtinë

Lajmin për vdekjen e të resë e ka bërë me dije shefi i pavionit të Mjekimeve Intensive, Shaqir Uka.

E.K
Vdes studentja që u përplas nga treni në Prishtinë
Vlera Sadiku

PRISHTINË- 21-vjeçarja Vlera Sadiku, e cila u përplas nga treni disa javë më parë në Prishtinë nuk ka mundur ta fitojë betejen me plagët e rënda duke mbyllur sytë përgjithmonë këtë të hënë. Lajmin për vdekjen e të resë e ka bërë me dije shefi i pavionit të Mjekimeve Intensive, Shaqir Uka.

“Fatkeqësisht sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë, nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit”, theksoi ai.

Aksidenti i rëndë u regjistrua më 26 mars, në lagjen Lakrishtë të Prishtinës. E reja u dërgua në spital dhe prej javësh ishte në luftë me jetën, deri këtë të hënë./ZËRI

Poll

MOS HUMB