Bota

Vendi më i sulmuar nga Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe mund të hyjnë në luftë me Teheranin

Dy burime folën në mënyrë anonime për median, duke u shprehur se vendi ka qenë më i sulmuar nga Irani dhe se një sulm i Emiratëve ndaj Teheranit do të ishte i pashembullt. Fakti që po merret në konsideratë pasqyron zemërimin e madh midis vendeve të Gjirit për shkak të sulmeve iraniane që kanë synuar infrastrukturën civile dhe objektet e naftës dhe gazit

I.F
Vendi më i sulmuar nga Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe mund të
foto ilustruese

LINDJA E MESME- Emiratet e Bashkuara po shqyrtojnë po shqyrtojnë sulmin ndaj bazave të raketave iraniane për të ndaluar sulmet ajrore të Teheranit kundër vendit, sipas medias ndërkombëtare Axios. Dy burime folën në mënyrë anonime për median, duke u shprehur se vendi ka qenë më i sulmuar nga Irani dhe se një sulm i Emiratëve ndaj Teheranit do të ishte i pashembullt. Fakti që po merret në konsideratë pasqyron zemërimin e madh midis vendeve të Gjirit për shkak të sulmeve iraniane që kanë synuar infrastrukturën civile dhe objektet e naftës dhe gazit

"Vendi po shqyrton marrjen e masave aktive mbrojtëse kundër Iranit. Edhe pse nuk janë përfshirë në asnjë mënyrë në luftë, Emiratet megjithatë kanë pësuar 800 goditje”, tha një burim i njohur me diskutimet politike të Emirateve.

Në ditën e parë të luftës, Irani sulmoi Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin, Katarin dhe Bahreinin. Ndërsa, në ditën e dytë, sulmet u zgjeruan duke përfshirë edhe Omanin dhe Arabinë Saudite. Gjithashtu sulmet e detyruan Katarin të pezullonte pjesën më të madhe të prodhimit të gazit natyror.

Anëar Gargash, këshilltar për politikën e jashtme i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, shkroi në X se sulmet e Iranit kundër shteteve të Gjirit ishin një llogaritje e gabuar dhe e kanë izoluar Iranin në një pikë kritike.

“Lufta juaj nuk është me fqinjët tuaj dhe ky përshkallëzim vetëm sa përforcon narrativën se Irani është burimi kryesor i rrezikut në rajon dhe se programi i tij raketor është një burim i vazhdueshëm paqëndrueshmërie”, shkroi ai.

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se Operacioni Epic Fury është projektuar të zgjasë katër deri në pesë javë, duke i dhënë konfliktit hapësirë ​​të konsiderueshme për t'u zgjeruar më tej./ZËRI

Poll

MOS HUMB