Bota

VIDEO/ Komplekse luksoze e pishina: Ja pasuria e sekuestruar e ish-kryeprokurorit special

Hetimi pasuror nisi pasi më herët, Katniç dhe Lazoviç u arrestuan me akuzën se kanë ngritur një grup të organizuar kriminal.

f.t
VIDEO/ Komplekse luksoze e pishina: Ja pasuria e sekuestruar e
pamje nga banesa

MALI I ZI- Një kompleks luksoz i rrethuar, brenda të cilit ndodhen të paktën tre shtëpi dhe një pishinë, mendohet se është pasuri e vënë nga ish-kryeprokurori special i Malit të Zi, Milivoje Katniç dhe ish-zyrtari i lartë i policisë, Zoran Lazoviç. Po ashtu, pasuri e tyre janë edhe shtëpi të tjera, apartamente e madje edhe një qilar i shtrenjtë vere.

Hetimi pasuror nisi pasi më herët, Katniç dhe Lazoviç u arrestuan me akuzën se kanë ngritur një grup të organizuar kriminal. Ata përdornin pushtetin e tyre për të mbështetur kriminelë të rrezikshëm të Malit të Zi dhe Serbisë, përkundrejt përfitimeve monetare. Autoritetet thonë se kur të mbarojë përfundimisht hetimi pasuror, do publikohet lista e plotë e pasurive të dy ish-zyrtarëve të lartë.

 

Ish-kryeprokurori i posaçëm i Malit të Zi Milivoje Katniç dhe ish-zyrtari i lartë i policisë malazeze, Zoran Lazoviç u arrestuan të dielën 14 prill 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme të Malit të Zi. Prokuroria malazeze në dy vitet e fundit ka kryer një sërë arrestimesh të ish-drejtuesve të institucioneve të drejtësisë dhe policisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB