Bota

VIDEO: Lavrov mbërrin në Alaska i veshur me një bluzë me mbishkrimin "BRSS"

Të enjten, me të mbërritur në një hotel në Anchorage, ai foli shkurt me gazetarët, por vëmendjen e mori bluza që kishte veshur "CCCP" - alfabeti cirilik për "BRSS".

k.m.
VIDEO: Lavrov mbërrin në Alaska i veshur me një bluzë me
Sergei Lavro

ALASKË- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Moska do t'i paraqesë një pozicion të qartë dhe të kuptueshëm për presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili do të takohet sot me homologun rus, Vladimir Putin. Të enjten, me të mbërritur në një hotel në Anchorage, ai foli shkurt me gazetarët, por vëmendjen e mori bluza që kishte veshur "CCCP" - alfabeti cirilik për "BRSS".

"Ne kurrë nuk bëjmë plane paraprakisht. Ne e dimë që kemi argumente, një qëndrim të qartë dhe të kuptueshëm. Ne do ta paraqesim atë. Shumë gjëra janë arritur tashmë gjatë vizitës së të Dërguarit Special të Presidentit të SHBA-së, ëitkoff... Shpresoj se do ta vazhdojmë këtë bisedë të dobishme,"-tha Lavrov.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) ishte një federatë socialiste që ekzistoi nga viti 1922 deri në vitin 1991, që përfshinte 15 republika federale, duke përfshirë Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, shtetet baltike, vendet e Azisë Qendrore dhe Kaukazin. Moska ishte kryeqyteti. BRSS luajti një rol kyç në historinë botërore të shekullit të 20-të, veçanërisht gjatë Luftës së Ftohtë, kur ishte një nga dy superfuqitë globale së bashku me Shtetet e Bashkuara. Me rënien e BRSS në vitin 1991, dolën shtete të pavarura dhe harta gjeopolitike e botës ndryshoi ndjeshëm./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB