Bota

VIDEO/ Momenti i shpërthimit që tronditi Athinën

Fatmirësisht u regjistruan vetëm dëme materiale.

E.K
VIDEO/ Momenti i shpërthimit që tronditi Athinën
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Pamjet që shihni tregojnë momentin e shpërthimit në një bodrum vere në rrugën Lagoumitzi në Kallithea të Athinës. Siç mund të shihet dhe në pamje para shpërthimit shihet një motor me dy persona që kalon pranë bodrumit dhe pak sekonda më pas ndodh shpërthimi. Fatmirësisht u regjistruan vetëm dëme materiale.

Ndërkohë një banor i pallatit shprehet se dy katet e pallatit janë shembur. Po ashtu shton se i njëjti subjekt ka qenë dhe disa vite më parë shënjestër e një sulmi të ngjashëm.

“Dy katet e para të pallatit u shembën, 11 makina u shkatërruan, të gjitha xhamat u thyen. Ky bodrum është i pronarit të klubit të njohur të natës që ndodhet në anën e pasme. Kishin bombarduar sërish në të shkuarën, 8-10 vjet më parë nuk e mbaj mend saktësisht. Dhe i njëjti dëm ishte bërë. Të gjitha xhamat janë thyer nga shtëpia ime dhe në të gjithë lagjen. Ishte një shpërthim shumë i fortë pasi pallati u trondit”, tha ai.

Kjo ngjarje, dyshohet të ketë lidhje me bandat që operojnë në Greqi. Tre vitet e fundit grupet mafioze po riformatohen mbas ekzekutimeve të ndodhura në Athinë,ku janë vrarë dhjetëra mafiozë nga banda të ndryshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB