
EVIA- Detaje të reja tronditëse po mësohen nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku motër e vëlla në bashkëpunim me dhëndrin vranë babain e tyre. Vajza e viktimës shprehet se bashkëjetesa me të atin po bëhej e padurueshme dhe marrrëdhëniet mes tyre po përkeqësoheshin. Ajo ka dëshmuar se babai i saj po kalonte një periudhë të ngarkuar emocionale dhe kishte prirje për të lënduar veten. Por, pavarësisht se ajo e hodhi poshtë në dëshminë paraprake versionin se i ati abuzoi seksualisht me të vëllain, tani ajo ka dhënë një version tjetër duke e konfirmuar atë të vëllait të saj se është përdhunuar nga viktima.
Versioni i vajzës
“Kur u ktheva në Greqi më bashkëshortin, babi ishte ende në punë, deri në fund të vitit 2023, më pas vendosi të mos punojë më. Në këtë pikë më duhet t'ju them se, megjithëse jetojmë në të njëjtën shtëpi me babin, nuk kishim marrëdhënie familjare, ai kishte prirje të shante më shumë se kurrë, kishte prirje vetëvrasëse, ka pirë shumë dhe në përgjithësi duke u rritur nuk e mbaj mend të jetë sjellë si një baba. Ai mund të ketë thënë zgjidh një lodër që do, por vetëm kaq. Nuk kemi ngrënë kurrë bashkë si familje, kemi biseduar, por ai ishte i përmbajtur si personazh. Pra, që kur babai im ndaloi së punuari vitin e kaluar, ai u mbyll brenda në shtëpi dhe nuk fliste me askënd. Ai dilte vetëm për të shkuar në shtëpinë e nënës së tij në Andronianou, e cila është rreth pesë minuta me makinë. Fizikisht babai im ishte mirë, por nuk ishte mirë psikologjikisht dhe mund të them se kishte shumë vite më parë”, tha ajo në version e parë.
Por, duket se 26-vjeçarja ra në kontraditë me ngjarjen e ndodhur dhe ndryshoi versionin e saj.
“Babai im ishte një person shumë i vështirë, vazhdimisht bërtiste, shante dhe kërcënonte. Ai nuk kujdesej për ne, as veten e tij, duke e bërë të padurueshme jetesën me të. Ai kishte rreth një vit pa u larë, pa prerë thonjtë dhe pa u rruar, nuk shkoi te mjeku për ndonjë problem shëndetësor dhe pinte rregullisht. Rreth një javë më parë, u shokova kur vëllai im i vogël më tregoi mua dhe burrit tim se kur ishte rreth 6 vjeç, babai ynë kishte abuzuar seksualisht me të. Kjo ishte pika e fundit për durimin tim. Rreth pesë ditë më parë Chris dhe vëllai im po flisnin për mënyrën se si do ta përballonim situatën dhe ndër të tjera u tha se babai ynë do të meritonte t'i ndodhte diçka shumë e keqe. Kështu që së bashku vendosëm që kur të na jepej mundësia, ta mbytim me një jastëk dhe ta bëjmë të duket si një aksident. Dje në mëngjes, rreth orëve të para të mëngjesit, unë, im shoq dhe vëllai im u zgjuam pothuajse në të njëjtën kohë dhe zbritëm në dhomën e ndenjjes. Ne pamë që babai ynë ishte duke fjetur dhe morëm dy jastëkë dhe shkuam së bashku drejt dhomës së tij. Ai u zgjua dhe im vëlla filloi t'i thoshte, si mundi të bënte kaq shumë të këqija gjatë gjithë këtyre viteve dhe kështu filloi një debat verbal mes nesh që përfundoi me mbytjen e tij me jastëk. Të gjithë vumë doreza në duar dhe e tërhoqëm në dysheme, ku i vendosëm jastëk në fytyrë, duke i mbyllur rrugët e frymëmarrjes. Pasi ai ndaloi së lëvizuri, unë shkova dhe mora një shishe me ujë dhe ia hodha në fytyrë dhe ndërsa e hodha, e kuptova që ishte kishte vdekur”, tha ajo në versionin e dytë.
Versioni i dhëndrit
Situata me vjehrrin ishte e padurueshme. Të gjithë ne u përpoqëm ta bënim të ndihej më mirë psikologjikisht, por edhe t'i kushtonim kujdes higjienës, pasi duhej të lahej më shumë. Unë jam prekur negativisht nga e gjithë situata, por më së shumti janë prekur fëmijët e tij që e kanë parë babanë në këtë situatë dhe nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për ta ndihmuar. Rreth pesë ditë më parë kunati, më tha mua dhe gruas time se duhet të bëjmë diçka për gjendjen e babait të tij dhe se e vetmja zgjidhje është ta vrasim atë dhe unë dhe gruaja ime ramë dakord ta ndihmojmë, por nuk e thamë saktësisht, kur do ta bënim. Dje (17.12.2024) në mëngjes rreth orës 07.00 Dimitrisi u zgjua, erdhi në dhomën tonë, na zgjoi dhe na tha që duhet ta bëjmë tani. Shkuam në dhomën e vjehrrit tim, ai ishte zgjuar dhe i shtrirë në dyshek dhe më pas ai shkoi me një jastëk që mbante në dorë e vendosi jastëkun në fytyrën e të atit dhe e mbajti në fytyrë duke bërë presion me të. Fillimisht vjehrri po përpiqej të hiqte jastëkun nga fytyra dhe po na shante pa kujtuar saktësisht se çfarë po thoshte, por më pas ndryshoi sjellje dhe bërtiti: Po bëni mirë, kjo është e vetmja se si mund të largohem. Më pas ne kuptuam se ai kishte vdekur, pasi nuk po reagonte më. Pastaj gruaja ime mori tre thika të mëdha nga kuzhina, dy prej tyre i vendosi nën dyshekun e tij një revistë që kishte foto homoseksuale, të cilat gruaja ime i mori nga bodrumi. Më pas ne të tre e çuam trupin lart nëpër shkallët që të çonin në bodrumin e shtëpisë dhe e vendosëm përmbys që të dukej sikur kishte rënë nga shkallët. Gjithashtu, gruaja ime në fund të shkallëve vendosi thikën e tretë për të cilën ju thashë, që të dukej sikur e mbante dhe se i ra nga dora teksa rrëzohej nga shkallët. Para se ta fusnim në bodrum i hoqëm këmishën dhe të brendshmet, të cilat së bashku me jastëkun i vendosëm në oxhak, ku ndezëm zjarr për t'i djegur që të mos kishte prova.
Versioni i djalit
Djali i viktimës përshkruan momentin e vrasjes mizore me dallime minimale, por i jep një rol shtesë dhëndrit, duke pretenduar se edhe pse të tre kishin rënë dakord të vrisnin të atin, ishte dhëndri, i cili sugjeroi të vazhdojnë me planin.
“Kohët e fundit ishte bërë kaq i acaruar me të gjithë dhe me veten e tij. Nuk pranonte asnjë ndihmë nga askush, nuk donte të shkonte te mjekët, nuk lahej, shante vazhdimisht, gjë që filloi të lodhte ne që jetonim me të. Unë u tregova motrës se çfarë më kishte bërë babai kur isha i vogël. Kështu, rreth pesë ditë më parë, teksa ne të tre po bisedonim në dhomat tona se si ta trajtonim gjithë situatën, dhëndri im hodhi idenë për ta vrarë duke e mbytur me jastëk, të cilin motra ime dhe unë të dy ramë dakord. Dje në mëngjes rreth agimit, motra dhe kunati u zgjuan dhe unë i dëgjova dhe u ngrita. Ne zbritëm në dhomën e ndenjes dhe ndezëm oxhakun. Ne pamë që babai ynë ishte ende duke fjetur në dhomën e tij dhe pastaj dhëndri im më pyeti nëse e bëmë atë që kishim diskutuar. Kështu e morëm vendimin dhe unë dhe dhëndri morëm një jastëk dhe shkuam në dhomën e babait tim me motrën time menjëherë pas nesh. Me të hyrë ne i vendosëm tre jastëkë në fytyrë dhe më pas u përpoqëm ta mbytim me to. Pasi kuptuam se ai kishte vdekur, ne u përpoqëm të gjenim një mënyrë për të justifikuar aktin tonë”, tha djali i viktimës.
Për krimin e rëndë janë arrestuar vajza, djali dhe dhëndri i viktimës. Ata paraprakisht dëshmuan se e vranë babain e tyre, pasi ai nuk lahej dhe mbante erë. Por më pas ata e ndryshuan versionin e tyre disa herë. Autoritetet greke janë ende nuk hetuar për zbardhje e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. /ZËRI