
SPANJË- Përmbytjet dhe mënyra se si po menaxhohet situata nga autoritetet ka bërë që qytetarët të revoltohen kundrejt Mbretit Felipe, Mbretëreshës Leticia dhe Pedro Sanchez. Në momentin që autokolona zyrtare ka nisur parakalimin, qytetarët kanë qëlluar mjetet me sende të forta dhe baltë.
“Vrasës! Vrasës”, dëgjohen ata të thërrasin, ndërkohë që kërkojnë dorëheqjen e Sanchez.
“Bota po vdes, tani vini ju”, bërtasin banorët të mbetur në rrugë për shkak të përmbytjeve.
‼️ Lanzan objetos y fango al rey a su llegada a Paiporta: “¡Asesinos!”https://t.co/WdBMbvISwd pic.twitter.com/GAwqOnZuWz
— elDiario.es (@eldiarioes) November 3, 2024
Përmbytjet në Spanjë kanë marrë 214 jetë njerëzish deri më tani.