
URUGUAI- Claudio Cancelo, i dyshuari kryesor në një krim të trefishtë që ndodhi në Estación Floresta, u arrestua për shkak të urisë. I riu porositi një picë të shtunën mbrëma nga telefoni i tij celular dhe pa u menduar 2 herë i dha edhe adresën. I riu nga Uruguai në Brazil, nuk e kishte kuptuar që Policia i kishte përgjuar celularin.
Në atë bisedë, i arratisuri dha detajet që kërkonin më së shumti hetuesit dhe një ekip inteligjence shkoi në atë adresë dhe monitoronte nga larg gjatë gjithë natës. Por duke qenë se kontrollet gjatë natës nuk largohen në Uruguai, u detyruan që të prisnin derisa të dilte dielli për të hyrë në shtëpi. Kështu u vendos edhe në pranga.
Cancelo u akuzua për vrasje të trefishtë në një biznes në Estación Floresta, ku qëlloi pronaren e lokalit 63 vjeç, partnerin e saj 52 vjeç dhe djalin e tyre 37 vjeç. Menjëherë pas krimit të trefishtë, të ndodhur të shtunën e 23 dhjetorit, Policia arrestoi një 21-vjeçar, ndërsa në kërkim u shpall edhe Cancelos.
Lidhr me krimin, ai reagoi në rrjetet e tij sociale, ku u shpreh se ishte i pafajshëm: Unë nuk vrava njeri, e dua shumë familjen që u masakrua ashtu. Ai që i ka vrarë në të vërtetë do të festojë.
Por Cancelo po gënjeu.
Drejtori i Policisë Kombëtare, José Manuel Azamuya tha në një konferencë për shtyp se ka shumë indikacione dhe prova që e drejtojnë tek i arrestuari. Tani që është kapur dhe që hetimet vazhdojnë, ai do të mbahet në paraburgim për 180 ditë./ZËRI