Bota

Nëna vrau dhe varros foshnjën e porsalindur, policia gjen një trup tjetër në të njëjtin vend

M.M
Nëna vrau dhe varros foshnjën e porsalindur, policia gjen një
Foto ilustruese

ITALI- Prokuroria e Parmës ka ngritur akuza ndaj një 22-vjeçareje për vrasjen e foshnjës së saj të porsalindur dhe fshehjen e trupit në një fushë pranë shtëpisë së saj. Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur më 9 gusht të muajit të kaluar, sipas hetimeve paraprake.

Disa ditë më parë, autoritetet italiane zbuluan eshtrat e një foshnje tjetër në të njëjtën fushë, për të cilën mendohet se është varrosur rreth një vit më parë. Vajza, e cila është studente në Fakultetin e Drejtësisë në Parma, ka pranuar deri tani përgjegjësinë vetëm për vrasjen e parë sipas mediave italiane.

Babai i foshnjës dhe partneri i saj thuhet se nuk ka qenë në dijeni për shtatzëninë e saj, dhe për këtë arsye nuk do të përfshihet në hetime. Prokurorët shpjegojnë se 22-vjeçarja ka lindur vetë, pa ndihmën e një mjeku apo infermiere, dhe asnjë person tjetër nuk ishte në dijeni për shtatzëninë e saj. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes./ ZËRI

Poll

MOS HUMB