Bota

Vuçiç i 'trembet' dronëve shqiptarë: Po vëzhgojnë trupat tanë në kufi me Kosovën! MESAZHI për ushtrinë

Ai tha se ushtria serbe duhet të punojë mirë dhe të jetë gati për të frenuar çdo agresion të mundshëm.

E.K
Vuçiç i 'trembet' dronëve shqiptarë: Po
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Qeveria e Serbisë u druhet dronëve shqiptarë. Këtë e ka bërë me dije Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç gjatë një takimi të zhvilluar me Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë në kazermën “Banjica 2” në Beograd. Gjatë fjalës së tij, Vuçiç tha se dronët shqiptarë, të ngritur nga Gjakova kanë vëzhguar pozicionet e ushtrisë serbe dhe avionët suedezo-gjermanë nga territore të tjera që nuk janë nën kontrollin e ushtrisë serbe. Ai tha se ushtria serbe duhet të punojë mirë dhe të jetë gati për të frenuar çdo agresion të mundshëm.

Aleksandër Vuçiç: Pajisjet dhe armatimet e ushtrisë serbe po modernizohen, nuk jemi të kënaqur me numrin e njerëzve, sidomos në veri të Serbisë, Beograd dhe Vojvodinë. Kemi shumë sfida, forca të mëdha janë mbledhur në rajon për arsye të ndryshme. Nga forcat e rëndësishme të vendeve fqinje, tek numri i madh i anëtarëve të NATO-s në Kosovë, 4534 për momentin. Ne po llogarisim në një bashkëpunim të mirë me KFOR-in dhe besoj se do të kontribuojë në stabilizimin e kushteve në Kosovë dhe Metohi. Ajo që kemi vërejtur është se aksionet e avionëve me pilot dhe avionëve pa pilot dhe dronëve në mjedis me qëllime zbuluese drejt Serbisë, pa kaluar kufirin e Serbisë, janë intensifikuar nga të gjitha drejtimet në drejtim të Serbisë. Kemi vërejtur ngritjen e dronëve shqiptarë nga Gjakova me qëllimin për të vëzhguar pozicionet e ushtrisë serbe dhe avionëve suedezo-gjermanë nga territore të tjera që nuk janë nën kontrollin e ushtrisë serbe. Ne do të vazhdojmë me shpejtësi dhe do të duhet të ndryshojmë zakonet tona, të punojmë më shumë dhe më mirë, të jemi më të qartë në mesazhin e frenimit të çdo agresori të mundshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB