Bota

Vuçiç në OKB: Nuk e njohim Kosovën e pavarur!! 'Thumba' BE-së

Vuçiç nuk la pa thumbuar as përfaqësuesit europianë, për të cilët tha se nuk duhet ti bëjnë ligjërata në lidhje me sanskionet ndaj Rusisë. 

E.K
Vuçiç në OKB: Nuk e njohim Kosovën e pavarur!!
Aleksandër Vuçiç

SHBA- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbajtur këtë të martë fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku ka deklaruar se nuk e njeh Kosovën e pavarur. Vuçiç nuk la pa thumbuar as përfaqësuesit europianë, për të cilët tha se nuk duhet ti bëjnë ligjërata në lidhje me sanskionet ndaj Rusisë. 

Aleksandër VuçiçSë pari do të më mbajnë një ligjëratë për 7-8 minuta, pastaj të gjithë të tjerët do të më mbajnë leksione. Unë do t’i dëgjoj pastaj do t’u them se unë e udhëheqi Serbinë si president dhe përderisa kjo është kështu, atëherë do të udhëheqim një politikë të tillë. Ne e dimë se si kemi kaluar me sanksione. Pse të marrim pjesë. Edhe tash nuk i njohin rregulloret e OKB-së, përfshirë edhe rezolutën 1244. Ne që jemi të vegjël, më mirë ta kuptojmë me kohë sa të vegjël jemi dhe se të mëdhenjve u lejohet çdo gjë. Ende nuk e kam kuptuar sa të vegjël jemi, ndoshta me këto predikime do të më bindin, por nuk jam i sigurt. Të gjithë të mos e humbin rastin të më japin një mësim për moralin e çdo gjë – si dhe në çfarë mënyre të vendosin sanksione.

Presidenti serb komentoi dhe fjalimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden.

Aleksandër Vuçiç: Bideni në fjalimin e tij përmendi integritetin territorial, sovranitetin dhe vetëm te e treta të drejtat e njeriut si vlera më të larta të njerëzimit. Disa herë iu referua Kartës së OKB-së dhe akteve të OKB-së.

Poll

MOS HUMB