Bota

Vuçiç prek çështjen e dinarit në OKB: Vendimi i Kosovës vështirësoi jetën e serbëve

Çështja e dinarit serb ka mbetur pezull, pasi edhe pas 5 takimeve mes palëve nuk është arritur një zgjidhje e përbashkët.

f.t
Vuçiç prek çështjen e dinarit në OKB: Vendimi i
Aleksandër Vuçiç

SHBA- Një nga çështjet që po diskutohet në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është ajo e dinarit serb. Në lidhje me çështjen, presidenti serb ka thënë se vendimi i Prishtinës zyrtare ua ka vështirësuar përditshmërinë serbëve dhe minoriteteve tjera në Kosovë. Ai theksoi se Prishtina e hoqi dinarin, që është kulmi i një fushate të zgjatur të motivuar etnikisht kundër serbëve dhe joshqiptarëve të tjerë.

“Jetesa për komunitetin serb në veri të Kosovës është bërë e pamundur. Ka një presion të vazhdueshëm kundrejt qytetarëve serbë. Persekutimi i tyre nga qeverisja e vetme në Kosovë, më duhet të kujtoj që Kurti po persekuton serbët.”, ka thënë Vuçiç.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, duke e përjashtuar kështu në mënyrë automatike përdorimin e dinarit hyri në fuqi më 1 shkurt pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtare që të shtyhet zbatimi i saj. Autoritetet e Beogradit thanë se zbatimi i rregullores po kërcënon mbijetesën e komunitetit serb në Kosovë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kritikuan ashpër për këtë çështje qeverinë e Kosovës duke vënë në pikëpyetje partneritetin me SHBA-në. Çështja e dinarit serb ka mbetur pezull, pasi edhe pas 5 takimeve mes palëve nuk është arritur një zgjidhje e përbashkët./ZËRI

Poll

MOS HUMB