
BEOGRAD- Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka vizituar Kullën e Beogradit me Princin e Kurorës së Abu Dhabit, H.H. Sheikh Khaled bin Mohammed bin Zayed Al Nahyan dhe kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán. Presidenti tha se ai foli me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Anthony Blinken.
“Kam pasur një bisedë të gjatë dhe të vështirë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken,”- ka zbuluar Vuçiç, duke shtuar se kanë biseduar për situatën në Kosovë, si dhe se ka pasur gjëra për të cilat janë pajtuar dhe për ato që nuk janë pajtuar.
“Ne ramë dakord që de-përshkallëzimi dhe një rol dukshëm më i madh i KFOR-it janë të domosdoshëm dhe Serbia gjithmonë do ta mbështesë këtë. I mohova gënjeshtrat për nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake të forcave tona. Nuk jemi pajtuar për natyrën e asaj që ka ndodhur në Kosovë, sidomos për atë që ka të bëjë me sovranitetin e Kosovës. Nuk më intereson se çfarë mendon dikush në botë për të. Kemi dëshmi se të paktën një, e ndoshta edhe dy persona janë likuiduar me gjakftohtësi,"– tha Vuçiç për bisedën e gjatë telefonike me Blinken.
Presidenti i Serbisë ka thënë se e ka pyetur Blinkenin se përse EULEX-it i është refuzuar kërkesa për të marrë pjesë në aksion në Veri, e po ashtu shtoi se thotë se sekretari amerikan ka folur edhe për masat e mundshme ndaj Serbisë “nëse nuk sillemi siç duhet”.
Sa i përket Milan Radoiçiçit, Vuçiç tha se ai duhet marrë në pyetje nga prokurorët dhe autoriteteve të tjera shtetërore.
"Nëse dikush mendoi se ai do të ikte, nuk do ta bëjë,"-tha ai.
Ndërsa nuk e kurseu ironinë kur u pyet nëse Beogradi zyrtar kishte lidhje me sulmin në Veri: Po, ne jemi idiotë që do të rrezikonim pozitën tonë.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës më 24 shtator?
Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Kosova u trondit nga një sulm në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij. Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat. Autorësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiç, i cili gjithashtu hoqi dorë nga posti si nënkryetar i Listës Serbe. Pritet që të dorëzohet dhe të merret nën hetim, ndërkohë vila e tij në Kosovë është kontrolluar për prova./Zëri.ai