
ZELANDA E RE- Zelanda e Re do të ndalojë me ligj shitjen e duhanit për ata që kanë lindur pas 1 janarit 2009. Ligji do të hyjë në fuqi nga korriku 2024 dhe do të përfshijë dispozita që synojnë të reduktojnë përmbajtjen e nikotinës në produktet e duhanit, por dhe numrin e shitësve të duhanit për më shumë se 90%.
Zëvendësministri i Shëndetësisë Casey Costello tha se qeveria e koalicionit është e përkushtuar për të reduktuar duhanin përmes rregullave të reja që do të sjellë ulje të numrit të qytetarëve që e konsumojnë atë, shkruajnë mediat e huaja.
"Ne së shpejti do të kemi një paketë masash në kabinet për të rritur mjetet në dispozicion për të ndihmuar njerëzit të lënë duhanin," tha Costello.
Zëvendësministri i Shëndetësisë shtoi se do të forcohen gjithashtu edhe rregullat për cigaret elektronike që përdoren më shumë nga të rinjtë. Vendimi është kritikuar ashpër për ndikimin e mundshëm që do të ketë në popullata si Maori dhe Paqësori, ku normat e pirjes së duhanit janë shumë të larta./ZËRI