Bota

Zelenskyy: I kam mbijetuar 5 tentativave për vrasje nga Putin

Në përpjekjet për ta rrëzuar, Zelenskyy tha se komploti i parë shkaktoi një panik, si shpërthimi i parë i Covid.

f.t
Zelenskyy: I kam mbijetuar 5 tentativave për vrasje nga Putin
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka rrëfyer se si i ka hedhur poshtë përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për ta vrarë atë, duke i krahasuar me periudhën e Covid-19. Zelenskyy në një intervistë për "The Sun" tha se janë realizuar të paktën “pesë ose gjashtë” komplote për ta vrarë atë, por që janë zbuluar falë shërbimeve të Inteligjencës së Ukrainës.

Në përpjekjet për ta rrëzuar, Zelenskyy tha se komploti i parë shkaktoi një panik, si shpërthimi i parë i Covid. Por pas kësaj ata nuk ishin aq të rrezikshëm. Presidenti ukrainas pranoi se kishte humbur gjurmët e të gjitha përpjekjeve për ta vrarë, që kur Rusia nisi ofensivën për ​​një pushtim të plotë më 24 shkurt të vitit të kaluar.

"Ne nuk besojmë se Putini, as Rusia, nuk besojmë se ata duan ta përfundojnë luftën. Ata duan të na vrasin. Dhe ne duam drejtësi. Prandaj, ne nuk po flasim për paqe me asnjë çmim. Ne po flasim për një paqe të drejtë, sepse është shumë e rëndësishme kur flasim për lodhjen, nga vjen ajo. A është e vështirë në fushën e betejës? Po. Por të bësh miq apo të futesh në tryezën diplomatike tani me Rusinë? Jo!”- tha Zelenskyy.

Ndërkohë i pyetur nëse Ukraina do të shfrytëzonte një shans për të vrarë Putin nëse do të krijohej një mundësi, Zelenskyy tha se kjo është luftë dhe Ukraina ka të gjitha të drejtat për të mbrojtur tokën tonë.

Poll

MOS HUMB