Bota

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë: 22 parti dhe 3 koalicione në garë, 9 subjekte mbeten jashtë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka njoftuae se se 9 parti politike mbeten jashtë garës.

zh.ll
Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë: 22 parti dhe 3 koalicione në
foto ilustruese

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)) në Kosovë ka konfirmuar sot se, afati përfundimtar për regjitrimin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, ka përfunduar mesnatës e së enjtes. Bëhet me dije se 22 parti politike dhe 3 koalicione do të marrin pjesë në zgjedhje. 

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka njoftuae se se 9 parti politike mbeten jashtë garës. Mes tyre, jashtë garës ka mbetur edhe Fatmir Limaj me Nismën Socialdemokrate.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, do të garojë sërish në koalicion me Partitë Guxo, Alternativa dhe Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës. Në garë do të jetë edhe Vjosa Osmani, e cila pritet të kandidojë në listën e Lidhja Demokratike e Kosovës.

Partitë politike që kanë njoftuar në kohë pjesëmarrjen në zgjedhje janë:

1. Partia Socialdemokrate;

2. Kosovaki Nevi Romani Partia;

3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve;

4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

5. Srpska Lista;

6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi;

7. Lidhja Demokratike e Kosovës;

8. Fjala;

9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës;

10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK;

11. Socialdemokratska Unija;

12. Jedinstvena Goranska Partija;

13. Kosova Demokratik Türk Partisi;

14. Nova Demokratska Stranka;

15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës;

16. Kosovski Savez;

17. Partia Balliste;

18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale;

19. Partia Liberale Egjiptiane;

20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës;

21. Stranka Demokratske Akcije;

22. Partia Demokratike e Kosovës.
Partitë politike që kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje janë:

1. Partia Demokratike e Unitetit;

2. Balli Kombëtar i Kosovës;

3. Lëvizja Qytetare Vatra;

4. Bashkimi për Ndryshim Anamorava;

5. Partia e Drejtësisë;

6. Srpski Narodni Pokret;

7. Partia Reforma Demokratike;

8. Aleanca Kosova e Re;

9. Nisma Socialdemokrate.
Partitë politike që kanë njoftuar formimin e koalicionit:

1. Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT);

2. Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar) dhe

3. Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (Lëvizja VETËVENDOSJE!)

Poll

MOS HUMB