Bota

Zyrtari iranian: Mojtaba Khamenei nuk është shfaqur në publik për arsye sigurie

Mojtaba Khamenei nuk është parë në publik që nga vrasja e babait të tij dhe ish-udhëheqësit suprem, Ali Khamenei, i cili u vra muajin e kaluar në sulme të përbashkëta SHBA-Izrael.

zh.ll
Zyrtari iranian: Mojtaba Khamenei nuk është shfaqur në publik
Mojtaba Khamenei

IRAN- Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “plotësisht i shëndetshëm” dhe po e udhëheq vendin pavarësisht se nuk është shfaqur në publik që kur ka marrë detyrën, tha një zyrtar iranian për CNN News18.

Duke iu drejtuar shqetësimeve për mungesën e supremos së Iranit, përfaqësuesi i Iranit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Ali Bahraini, tha se vendimi lidhej me situatën aktuale të sigurisë.

“Arsyeja e mungesës së tij nga publiku është respektimi i konsideratave të sigurisë për shkak të rrethanave të veçanta aktuale”, tha Bahreini, duke shtuar se “ai është plotësisht i shëndetshëm dhe po vazhdon të udhëheqë vendin”.

Mungesa e Mojtaba Khameneit nga sytë e publikut

Mojtaba Khamenei nuk është parë në publik që nga vrasja e babait të tij dhe ish-udhëheqësit suprem, Ali Khamenei, i cili u vra muajin e kaluar në sulme të përbashkëta SHBA-Izrael. Që atëherë, Irani ka lëshuar vetëm deklarata zyrtare që i atribuohen atij.

Poll

MOS HUMB