Aktualitet

Detaje nga shpërthimi në Elbasan, bilanci mund të rëndohet, kryebashkiaku: Një 69-vjeçar ende i zhdukur

Shpërthimi ka shkaktuar dëme të rënda strukturore në ndërtesën pesëkatëshe, ku një nga sektorët e pallatit është bërë i pabanueshëm.

zh.ll
Detaje nga shpërthimi në Elbasan, bilanci mund të rëndohet,
vendngjarje-kryebashkiaku

ELBASAN- Një grua 83-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në një pallat në Elbasan, ndërsa bilanci tragjik mund të rëndohet. Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, ka deklaruar për mediat se vijojnë kërkimet për gjejtn e një 69-vjeçari që rezulton ende i pagjetur.

Sipas tij, zjarri është konstatuar fillimisht në katin e tretë të pallatit dhe më pas është përhapur. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të rënda strukturore në ndërtesën pesëkatëshe, ku një nga sektorët e pallatit është bërë i pabanueshëm.

“Një shpërthim ka ndodhur në një pallat 5-katësh. Është vënë re një dëmtim i strukturës së pallatit. Kemi pasur një shembje të katit të 4t, i cili ka rënë në katin e 3-të, si dhe të shkallëve lidhëse nga kati i 3-të në katin e 5-të.

Në momentin e shpërthimit ka pasur fillimisht një zjarr në katin e 3-të, i cili është përhapur. Kemi pasur, fatkeqësisht, një humbje jete, një grua 83-vjeçare, e cila ishte në katin e 5-të. Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur. Kemi pasur 10 persona që janë dërguar në spital për ndihmë dhe kontrolle mjekësore.

Njëri nga sektorët e pallatit është bërë i pabanueshëm dhe besojmë se do të jetë e pabanueshme një pjesë e pallatit, por i gjithë pallati paraqet probleme”, u shpreh ai.

MOS HUMB