Aktualitet

"E sulmoi ariu"/ Gruaja dhe djali mohojnë akuzat për vrasjen e Urim Fikut: S'kemi lidhje me ngjarjen

Mësohet se gjatë seancës në Gjykatën e Dibrës, ku u shqyrtua masa e sigurisë ndaj tyre, Sadete dhe Gazmir Fiku kanë deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen.

zh.ll
"E sulmoi ariu"/ Gruaja dhe djali mohojnë akuzat për vrasjen
viktima urim fiku- Gazmir dhe Sadeta Fiku

BULQIZË- Bashkëshortja dhe djali i Urim Fikut, 61-vjeçarit që u vra në fshatin Godvi të Bulqizës, kanë mohuar përfshirjen në vrasjen e tij. Mësohet se gjatë seancës në Gjykatën e Dibrës, ku u shqyrtua masa e sigurisë ndaj tyre, Sadete dhe Gazmir Fiku kanë deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen.

“Nuk e vramë ne, nuk kemi lidhje me ngjarjen”, mësohet të kenë thënë ata para gjykatës.

Fillimisht gruaja e viktimës Sadete Fiku dhe djali i tij, Gazmir Fiku njoftuan Policinë, duke pretenduar se 61-vjeçari ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër dhe kanë transportuar në spitalin e Bulqizës. Më pas, ata kanë kërkuar tërheqjen e trupit për të vijuar me ceremoninë mortore. Por, nga ekzaminimet mjekoligjore rezultoi se në pjesën e kraharorit viktima, ishte qëlluar me armë zjarri, duke hedhur poshtë versionin se ishte sulmuar nga kafsha e egër. 

Menjëherë më pas, disa orë pas krimit, djali dhe bashkëshortja e 61-vjeçarit u arrestuan nga policia. Ata dyshohen për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”.

Policia sekuestroi armën e krimit, si dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur në përpjekjen për të zhdukur gjurmët e krimit. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rolin e secili prej të përfshirëve./ZËRI

MOS HUMB