Aktualitet

Zjarr i madh në një magazinë pranë Mamurrasit, shkrumbohen sasi të mëdha bimësh medicinale

Mësohet se zjarri është përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës dhe ka krijuar vështirësi për ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

zh.ll
Zjarr i madh në një magazinë pranë Mamurrasit, shkrumbohen
pamje nga vendngjarja

MAMURRAS- Një zjarr i përmasave të mëdha përfshirë një magazinë pranë qytetit të Mamurrasit. Flakët kanë përfshirë sasi të mëdha bimësh medicinale.

Mësohet se zjarri është përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës dhe ka krijuar vështirësi për ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në vendngjarje janë angazhuar shërbimet zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit./ZËRI

MOS HUMB