Ekonomi

16 miliardë lekë për parking dhe hotel, planet për 2 ndërtesa 5 katëshe në oborrin e QSUT

Godina do të ndërtohet në hyrjen kryesore të QSUT-së, në perëndim pranë ndërtesës së urgjencës.

I.F
16 miliardë lekë për parking dhe hotel, planet për 2
Plani

TIRANË- Mësohet se në oborrin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të ndërtohen dy ndërtesa mbi 5 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë. Sipas projektit, një nga ambientët do të shërbejë për parkim, ndërsa një tjetër si hotel. Gara u zhvillua në tetor të vitit 2024, ku 10 operatorë ishin pjesë e saj, ndërsa fituesi u shpall në muajin nëntor. Projekti ka një afat prej 36 muajsh zbatimi prej momentit të firmosjes së marrëveshjes dhe ka një fond prej 16 miliardë lekë.

Financimi i objektit është parashikuar në programin buxhetor IVR (Programi Infrastukture Vendore Rurale) për periudhën 2024-2026, sipas "Open Data Albania", ku janë dhënë dhe më shumë rreth kësaj procedure. Një nga ndërtesat do të shërbejë si parkim, ku do të jenë 5 kate mbvi tokë dhe 1 nëntokë, ndërsa sipas planit do të lidhet me ndërtesën e re të mjekësisë së përgjithshme dhe ndërtesën kryesore të urgjencës. Godina do të ndërtohet në hyrjen kryesore të QSUT-së, në perëndim pranë ndërtesës së urgjencës.

16 miliardë lekë për parking dhe hotel, planet për 2
Detaje
16 miliardë lekë për parking dhe hotel, planet për 2
Detaje
16 miliardë lekë për parking dhe hotel, planet për 2
Detaje

Ndërtesa e dytë, e cila do të jetë hotel do të ndërtohet në veri të ndërtesës së parkimit e ndarë me një fugë 15 cm. Kjo ndërtesë ka 5 kate mbi tokë për shërbimet e pritjes dhe të logjistikës dhe 1 kat nëntokë, që do të shërbejë për ambiente teknike në funksion të hotelit.

16 miliardë lekë për parking dhe hotel, planet për 2
Plani

/ZËRI

Poll

MOS HUMB