Ekonomi

25 mln euro fitim! Tatimet nisin hetimin për të ardhurat nga Booking, në ‘sitë’ 100 subjekte

Kontrollet që do të ushtrohen nga Drejtoria e Hetimit dhe Drejtoritë Rajonale do të evidentojnë nëse këto të ardhura janë deklaruar në përputhje me detyrimet ligjore në fuqi.

F.I
25 mln euro fitim! Tatimet nisin hetimin për të ardhurat nga Booking,
foto ilustruese

TIRANË- Administrata Tatimore ka nisur kontrollet për subjektet që kanë realizuar të ardhura përmes platformës Booking.com. Tatimet thonë se janë përzgjedhur 100 individë dhe subjekte, të ardhurat e të cilëve do të analizohen nëse janë deklaruar në përputhje me detyrimet ligjore.

Në njoftim thuhet se 100 tatimpaguesit e përzgjedhur për periudhën tetor 2022-dhjetor 2025 kanë realizuar 24.9 milionë euro të ardhura të realizuara përmes Booking.

Kontrollet që do të ushtrohen nga Drejtoria e Hetimit dhe Drejtoritë Rajonale do të evidentojnë nëse këto të ardhura janë deklaruar në përputhje me detyrimet ligjore në fuqi.

Dhënia e apartamenteve me qira përmes platformave online, është rritur shpejt në vitet e fundit, duke bërë që me mijëra qytetar të japin me qira banesat apo dhomat e tyre sidomos në sezon veror. Administrata Tatimore u bën thirrje individëve dhe subjekteve që realizojnë të ardhura përmes platformave online të deklarojnë saktë të ardhurat për të shmangur pasojat administrative dhe penale.

Kontrollet zhvillohen në një periudhë kur dhënia me qira afatshkurtër e apartamenteve dhe dhomave përmes platformave online është zgjeruar, veçanërisht në zonat me aktivitet turistik dhe gjatë sezonit veror.

Poll

MOS HUMB