Ekonomi

Britania e Madhe i bashkohet BE-së, ul çmimin maksimal të naftës ruse

Kufiri i mëparshëm prej 60 dollarësh për fuçi u vendos nga G7 në dhjetor 2022 për të kufizuar fitimet e Rusisë nga nafta, duke shmangur një tronditje globale të furnizimit.

zh.ll
Britania e Madhe i bashkohet BE-së, ul çmimin maksimal të
Foto ilustruese

BRITANI- Mbretëria e Bashkuar i është bashkuar një iniciative të BE-së për të ulur çmimin maksimal të eksporteve të naftës ruse me transport detar në 47.6 dollarë për fuçi.

Kufiri i mëparshëm prej 60 dollarësh për fuçi u vendos nga G7 në dhjetor 2022 për të kufizuar fitimet e Rusisë nga nafta, duke shmangur një tronditje globale të furnizimit.

Ky veprim pritet të ulë më tej të ardhurat e Rusisë nga eksportet e energjisë, "të cilat tashmë kanë rënë me 35% nga viti në vit deri në maj".

"Ndërsa (Presidenti rus Vladimir) Putin vazhdon të zvarrisë bisedimet serioze të paqes, ne nuk do të qëndrojmë duarkryq", tha Sekretari i Jashtëm Britanik David Lammy. "Ne po godasim në zemër të sektorit të energjisë ruse, së bashku me BE-në."

Bashkimi Evropian miratoi gjithashtu paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë më 18 korrik, e cila përfshin edhe kufirin e rishikuar të naftës.

Buxheti i Rusisë është nën presion gjithnjë e më të madh për shkak të shpenzimeve të larta ushtarake. Ministria e Financave e Rusisë është bërë gjithnjë e më e varur nga të ardhurat nga energjia, veçanërisht nga eksportet e naftës, për të financuar operacionet në Ukrainë.

Kufiri i çmimeve zbatohet për shërbime të tilla si sigurimi dhe transporti detar. Sipas rregullave të reja, firmat perëndimore mund të merren me dërgesa të naftës ruse vetëm nëse nafta bruto shitet në ose nën limitin prej 47.6 dollarësh. Kompanitë kanë afat deri më 2 shtator për t'u pajtuar me kufirin e rishikuar./ZËRI/

Poll

MOS HUMB