Ekonomi

Nafta arrin ‘majat’ me 217 lekë/litri! Ringrihet Bordi i Transparencës, pritet të ulet me 20% akciza e karburantit

Aktualisht akciza është 38.8 lekë për çdo litër naftë dhe me uljen prej 20% shkon në 31.68 lekë për çdo litër naftë. 

F.I
Nafta arrin ‘majat’ me 217 lekë/litri! Ringrihet Bordi i
pikë karburanti në Tiranë

TIRANË-Çmimi i naftës në Shqipëri ka pësuar brenda 24 orëve rritje me 15 lekë. Vetëm një ditë më parë në disa pika karburanti në Tiranë, nafta filloi të tregtohet me deri në 217 lekë/litri.

Pas kësaj rritjeje qeveria ka vendosur të rikthejë Bordin e Transparencës, i cili cakton çmimet tavan. Bordi do të vendosë marzhet e fitimit për shoqëritë e tregtimit të karburanteve, në 3 lekë për litër (shumicë) dhe 12 lekë për litër në pakicë, duke synuar më shumë transparencë dhe kontroll.

Po ashtu, është vendosur të bëhet ulja me 20% e akcizës së karburantit. Aktualisht akciza është 38.8 lekë për çdo litër naftë dhe me uljen prej 20% shkon në 31.68 lekë për çdo litër naftë. 

Prej më shumë se dy javësh nga nisja e konfliktit në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës dhe benzinës në vendin tonë ka pësuar vetëm rritje në vazhdimësi. Pas rritjes së çmimit të karburanteve qeveria ngriti Task-Forcë për kontrollin e tregut të hidrokarbureve me qëllim për të shmangur abuzimin me çmimet. Kërkesa për rishikimin e taksave është bërë dhe nga Konfidustria pasi në një litër naftë rëndojnë sot 4 taksa: akciza, TVSH-ja, taksa e karbonit dhe e qarkullimit.

Por deri në këtë pikë nuk u pa e arsyeshme ngritja e Bordit të Transparencës. Vetë kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës, u shpreh se Shqipëri ka pasur rritje të moderuar, në një kohë që në tregjet në tregjet ndërkombëtare, është konstatuar një rritje me 40%. Rama deklaroi se nuk është parë e arsyeshme rikthimin e Bordit të Transparencës, duke paralajmërua kompanitë se kjo situatë kërkon që të pranojnë marzhe më të ulëta fitimi.

Edhe Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, pas mbledhjes së qeverisë mbajtuar një ditë më parë deklaroi se bllokimi i Ngushticës së Hormuzit nuk i prek furnizuesit shqiptarë. Por megjithatë ai njoftoi se mund të riaktivizohet Bordi i Transparencës nëse është e nevojshme.

Bordi i Transparencës do të mblidhet rregullisht sa herë që evidentohen luhatje të ndjeshme në çmimet e bursave ndërkombëtare dhe do të vendosë çmimet tavan mbi të cilat nuk do të lejohet tregtimi. Çdo shkelje e këtyre çmimeve nga tregtarët do të konsiderohet shkelje e rëndë administrative, e cila mund të çojë deri në pezullimin e licencës së aktivitetit./ZËRI

Poll

MOS HUMB